Sa kushton jahti me vela më i madh në botë që vizitoj Sarandën?

Mariglen 0

Jahti me vela më i madh e më luksoz në botë qëndroi këtë të shtunë në brigjet e Sarandës.

Jahti 143 metra i gjatë dhe 91 metra  i lartë i njohur si “Selling yaht A”  vlen rreth 400 milionë euro është pronë e miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Pak ditë më parë ky jaht qëndroi në brigjet e Ostias në Italia, por nuk ka informacion nëse në bordin e tij qëndron edhe biznesmeni që renditet i 88 në listën e Forbes për burrat më të pasur në Botë!

Jahti super-luksoz është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, peshon 12.600 ton, dhe brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël.