Së shpejti filmi i suksesshëm “Fast & Furious” do të vijë edhe i animuar

ardita 0

Duke parë suksesin e filmave të Fast & Furious kompania Netflix ka menduar që të bashkohet me Dream Works Animation për ta bërë këtë film të animuar.

Eshtë bërë e ditur se në filmin e animuar do të shfaqet një adoleshent që quhet Tony Toreto, i cili do të ndjekë hapat e kushëririt të tij Dom (Vin Diesel). Ai dhe miqtë e tij rekrutohen nga një agjensi qeveritare për të depërtuar në një ligë të garave elite, e që shërben si një front për një organizatë të krimit të egër, duke tentuar të vënë dominim në gjithë botën.

Presidenti i Dreamworks Animation, Margie Cohn tha: “Ne jemi të lumtur  që po zgjerojmë marrëdhënien tonë të sukseshme me Netflix duke ofruar jo vetëm programe me cilësi të lartë, por po lidhim edhe fansat e filmave Universal me histori të reja dhe interesante. Shtëpia jonë e re në Universal shënon një kapitull të ri dhe emocionues dhe më besoni që Fast & Furious është vetëm fillimi.” 

Tim Hedrick, i cili ka shkruar për serinë “Voltron: Legendary Defender” të DreamWorks dhe Bret Haaland, i cili ka prodhuar shfaqje të animuara të DreamWorks si “All Hail King Julien” dhe “The Penguins of Madagascar”, do të bëjnë regjinë. Vin Diesel, Neal Moritz dhe Chris Morgan, të cilët gjithashtu janë producentë të filmit “Fast & Furious”, do të jenë përsëri producentët ekzekutivë të serive të animuara.

Meqënese ky projekt vetëm sa ka filluar punë, ende nuk dihet se kur do të jetë data e lançimit të saj.

This post is also available in: English