Se shpejti jahte që kontrollohen nga largë pa pranin e kapitenit

Mariglen 0

Rosetti Superyacht’s është duke bërë hapat e parë drejt krijimit të teknologjisë për të drejtuar jahtet në distancë. E tërhequr nga sistemet e vet-drejtimit tek makinat, kantieri italian është duke punuar për të adaptuar teknologjinë e komandimit nga distanca tek jahtet. Krijimi i një sistemi të tillë autonom do të bënte të mundur që jahtet të mund të komandohen nga kapiteni që nga zyra e tij.

Sistemi i propozuar nga Rosetti do të kontrollojë navigimin, dhe dhomën e motorrit nga një sistem kamerash. Sipas kantierit Rosetti kjo do të shtonte sigurinë dhe do të reduktonte koston e menaxhimit dhe sigurimit.  Kantieri ka kërkuar që rregullat e navigimit të ndryshohen duke lejuar edhe teknologjinë e komandimit nga distanca të vendoset tek jahtet.

This post is also available in: English