Sebastien Ogier shpallet kampion bote i Rally për të gjashtën herë radhazi

ardita 0

Sebastien Ogier ka arritur të fitojë titullin kampion në kampionatit botëror të rally-t.

Ky është titulli i gjashtë radhazi për Sebastien Ogier. Një nga rivalët e tij piloti i Toyota-s, Jari-Matti Latvala edhe pse arriti të fitonte çmimin e Australisë nuk arriti që ta fitonte kampionatin përfundimisht.

Dy rivalët e tjerë Thierry Neuville i Hyundai-t dhe piloti tjetër i Toyota-s, Ott Tanak gjatë duelit me njëri tjetrin u pëplasën dhe dolën jashtë gare duke e bërë fitoren e Ogier edhe më të lehtë.

Sebastien Ogier e mbylli kampionatin në vendin e parë me 18 pikë diferencë nga Thierry Neuville i cili e përfundoi kampionatin në vendin e dytë. Pasi ka fituar kampionatin e dytë radhazi me ekipin e Fordi-t a do të arrijë Sebastien Ogier të fitojë sërish vitin e ardhshëm kampionatin me Citroen?

This post is also available in: English