Sekreti i Bugatti Divo që e bën më të mirë se Chiron

Mariglen 0

Më në fund Bugatti ka nxjerrë në treg modelin Divo, një supermakinë fantastike. Makina e re e Bugatti ka të njëjtin motorr W16 si Bugatti Chiron duke prodhuar 1480 kuajfuqi dhe ka një shpejtësi mksimale prej 380km/h. Por Divo nuk është ndërtuar që të ketë më shumë fuqi dhe shpejtësi si modeli Veyron.

Sipas pronarit të Bugatti Stephan Winkelmann modeli Divo është bërë për kthesat. Bugatti Divo peshon 35 kg më pak se modeli Chiron. Gjithashtu ajo ka shumë ndryshime në aerodinamikë krahasuar me modelin Chiron dhe kjo është bërë që Divot ë jetë një nga makinat më të mira në marrjen e kthesave. Gjithashtu edhe sistemi i timonit është më i manovrueshëm dhe i shpejtë. Bugatti Divo mund të gjendet vetëm në 2 ngjyra në “Divo Racing Blue” dhe “Divo Grey”. Bugatti është duke planifikuar që ta bëjë modelin Divot ë ligjshme për të ecur edhe në rrugë jo vetëm në pistë. Kjo do të ishte diçka që shumë blerës do ta pëlqenin. Shiko detajet fantastike në galerin e mëposhtme.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”94″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English