Seti i gomave Bugatti Veyron në shitje për 100,000$.

liridona 0

Rreth dy muaj më parë dikush nxori në shitje një komplet interiori që i përkiste Bugatti Veyron. Tani kemi të bëjmë përsëri me një listë në eBay që i përket hiper-makinës W16 nga Molsheim.

Tani, kemi një set gomash dhe rrotash që mund ta bëni tuajën për një kosto prej 100,000$. Ky çmim mund të tingëllojë tmerrësisht i shtrenjtë.

Kemi të bëjmë me disa goma të zhvilluara për Bugatti Veyron, të cilat akoma janë 85% të pa-konsumuara.

Gomat nuk janë rinovuar asnjëherë, dhe duken në gjendje shumë të mirë, të paktën vizualisht.

Në 2013-ën, Michelin kërkonte 42,000$ për një set gomash Veyron, ku secila gomë kërkonte një orë kohë për tu prodhuar. Disqet e gomave kushtonin 69,000$. Kështu që rrotat e makinës kushtonin 111,000$.

Mos harroni që prodhuesi francez i gomave thotë se vetëm dy sete gomash mund të përdoren para se rrotat të zëvendësohen në mënyrë që të garantohet që makina do të arrijë në shpejtësitë maksimale të saj.