Shaman Avtoros 8×8 mund të jetë SUV- i më i madh që keni parë ndonjëherë

ardita 0

Kjo makinë që shikoni në foto quhet Shaman dhe është bërë nga prodhuesi rus Avtoros. Eshtë më shumë se gjashtë metra i gjatë, pothuajse një metër e gjysmë më i gjatë se Mercedes G63 6X6.

Gjithashtu ka dy rrota më shumë se 6×6 dhe të gjitha i ka aktive, 1185mm në diametër, distanca nga toka është 450mm. Kjo “bishë” sipas prodhuesve peshon 4000 kg, afërsisht sa pesha e G63 6X6. 

Ka një motor 4 cilindërsh, 3.0 litra dhe prodhon 170 kuaj fuqi. Për prodhimin e një njësie janë nevojitur disa muaj dhe çmimi është mbi 150 mijë euro.

This post is also available in: English