Shefi i dizajnit të Jaguar flet rreth së ardhmes së kompanisë

Në një intervistë të dhënë së fundmi shefi i dizajnit tek Jaguar Ian Callum ka folir rreth së ardhmes së kompanisë. Ai deklaroi se zëvendësuesja e Jaguar F-Type me shumë mundësi mund të jetë një makinë elektrike e ngjashme me konceptin C-X75 Concept. Ai shtoi se në fillim duhen kaluar disa vështirësi si koha e karikimit dhe pesha e makinës por kjo nuk do të thotë që një makinë e ngjashme si C-X75 Concept nuk mund të ndërtohet.
Një tjetër deklaratë e “forte” e Ian Callum ishte se Jaguar do të vazhdojë të ndërtojë makina sportive me 2-dyer pavarësisht rritjes së popullaritetit për fuoristradat. Ndërsa në lidhje me llojin e motorrit që makinat Jaguar do të përdorin Ian Callum deklaroi se kompania britanike ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të përdorë vetëm motorrin elektrik në të ardhmen.
This post is also available in: English