Shefi i Rolls-Royce pranon se kompania e tij nuk do të ekzistonte kurrë pa BMW-në

ardita 0

Rolls-Royce po shijon shitjet rekord në vitet e fundit, në fakt prodhuesi britanik i makinave po merr aq shumë porosi për modelin Cullinan saqë mezi po ia del mbanë me prodhimin. Kjo gjë nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e BMW-së, kjo kompani bavareze që është pronare e Rolls-Royce dhe mbikëqyr të gjitha operacionet e saj. 

Në fakt, RR është aq e varur nga BMW sa edhe shefi ekzekutiv i markës me bazë në Goodwood, Torsten Muller-Otvos, kohët e fundit ka pranuar se Rolls do të ishte “i vdekur” pa ndihmën dhe mbështetjen e BMW Group. Ai gjithashtu tha në një intervistë për ‘GoAuto’ se prodhuesi i makinave është jashtëzakonisht mirënjohës që ka këtë mbështetje inxhinierike dhe financiare nga Gjermania.

“Unë jam i kënaqur që jam pjesë e Grupit BMW dhe do të thoja se Rolls-Royce do të ishte i “vdekur” pa BMW Group, nuk do të ekzistonim kurrë”, tha Muller-Otvos. “Kjo markë, domethënë këto marka të vogla të çmuara do të vdisnin të gjithë nëse nuk do të kishin një OEM që investon sa më herë në teknologji afatgjatë dhe shumë të shtrenjtë.”

 

This post is also available in: English