Shelby i rikthehet lavdisë së dikurshme! Do të prodhojë një numër të kufizuar të Mustang GT500 të vitit ’67

ardita 0

Kompania amerikane Shelby sapo ka njoftuar se do të prodhoje një numër shumë të kufizuar të Mustang Shelby GT500 Super Snake të vitit 1967, një prej të cilëve u zbulua në Gardena të Kalifornisë.

Presidenti i kompanise Gary Patterson sqaroi që linja e tyre do të sjellë makinat klasike përsëri në rrugë. Më tej ai shtoi: “Ne po plotësojmë ëndrrën e Carroll Shelby dhe Don McCain. Shelby kreu një studim inxhinierik të quajtur “Super Snake” për testimin e gomave me shpejtësi të lartë nga “Goodyear” në vitin 1967 dhe ky projekt kurrë nuk u realizua, deri më tani”.

McCain donte të ndërtonte një GT500 edhe më të shpejtë në vitin 1967 për testet e Goodyear (Goodyear fabrikë që merret me prodhimin e gomave). Ai gjithashtu propozoi që 50 automjete të shiteshin me një çmim prej 8000 dollarë. Për fat te keq, askush nuk donte ta blinte makinën, pasi ishte shumë e shtrenjtë. Prototipi origjinal u shit së fundi në ankand për 1.3 milion dollarë një koleksionisti.

Çdo model i përfunduar do të përfshijë një stemë me një numër serial Shelby dhe nënshkrimet e Carroll Shelby dhe Don McCain. “Super Snake” po shijon disi një ringjallje, me një Mustang GT me 750 kuaj fuqi që u prezantua vitin e kaluar për 50 vjetorin. 

 Secila prej 10 veturave do të ndërtohet sipas porosive dhe çmimi do të fillojë nga $ 250,000.

 

This post is also available in: English