SHERP ATV, “monstra” ruse e rrugës dhe e ujit

ardita 0

Automjeti SHERP ATV, është një “monstër” i  vërtetë që nuk njeh pengesa. Rrotat e SHERP zënë 70% të përmasave të tij dhe mekanizmi 4×4 e bën atë që të kalojë me lehtësinë më të madhe pengesat e terrenit.

Kjo makinë është projektuar nga rusi Aleksey Garagashyan dhe është si një lodër fëminore por që është në përmasa reale. E veçanta e SHERP është se nuk është vetëm një makinë por shndërrohet edhe në varkë dhe kjo falë rrotave që e mbajnë mbi ujë dhe funksionojnë si helika për të lëvizur mbi të.

Sherp udhëton me një shpejtësi deri ne 70 kilometra në rrugë dhe rreth 4 milje në ujë.
Kompania prodhuese ka bërë të ditur që çmimi i saj është 65 mijë dollarë.

Lini një Përgjigje