Shfaqet Porsche 911 Turbo S shumë më herët se që ishte planifikuar

liridona 0

Me ngjyrë të kuqe shumë më të veçantë dhe rrota të reja, që nuk janë parë më herët

Në Geneva Motor Show që fillon gjatë muajit që vjen, është planifikuar të shfaqet Porsche 911 Trubo S i ri, me mbrojtëse shumë më të egra, sistem të vozitjes me të katër rrotat dhe 600 kuaj fuqi

Ky është një prezantim shumë i rëndësishëm për Porsche, sepse do ta prezantojë versionin më të ri nga 911, para se të arrijë GT2 RS.

Por, shumë më herët se që është planifikuar të bëhej prezantimi zyrtar, kanë rrjedhur imazhet që e shfaqin nga afër dhe dukja është më se e mbresëlënëse.

Të gjitha përfundimet shihet se janë bërë me kujdes shumë të madh, duke i dhënë një pamje shumë më të butë se modeli aktual.

Imazhet që duket se janë realizuar derisa po bëhej gati të transportohej, tregojnë se ka një ngjyrë të kuqe shumë më të veçantë se modele e deritanishme.

Rrotat kanë forma të reja, megjithëse përmasat mbesin të njëjta, që të përshtaten me platformën e përgjithshme që ka kjo Porsche.

Deri në datën kur pritet të shfaqet zyrtarisht, pritet që të ketë edhe shumë lajme tjera nga Porsche 911 Turbo S, që duket se do jetë një veturë shumë e mirë.