Shihni disa nga dizajnet më të çuditshme të pastrueseve të fenerëve që vendoseshin dikur nëpër makina

ardita 0

Në vitet 80-90 pastrueset e fenerëve kanë qënë shumë të popullarizuara. Prodhuesit e makinave i krijonin ato për makinat që do shiteshin në shtetet ku ka borë, pasi që bora mbetej në fenerët e automjeteve.

Gjithashtu krijoheshin edhe për makinat që lëviznin nëpër të gjitha terrenet, në mënyrë që t’i pastrojë fenerët nga pluhuri i shtresuar apo edhe nga balta. Mirëpo në disa tregje dhe zona të pastra  përdorimi i tyre nuk ishte aq shumë i nevojshëm.

Sot këto pastuese të fenerëve nuk janë më të pranishme dhe koha ka bërë që të harrohen. Shihni më poshtë disa nga dizajnet më të çuditshme të këtyre pastueseve që vendoseshin dikur nëpër makina.