Shihni sesi prodhohet motorri i modelit BMW M850i “Biturbo 4.4 litër V8”

armir 0

Shumica e njerëzve nuk mendojnë për motorrin por kujtohen për të vetëm kur ka ndonjë problem apo kur nuk punon fare. Por jo çdo motorr është një forcë shtytëse e prodhuar në masë. Ndonjëherë, motorrat me performancë të lartë trajtohen në mënyrë speciale ashtu si “Biturbochaged 4.4 liter V8” i modelit M850i është trajtuar.

Fotografitë dhe video na tregojnë proçesin e ndërtimit të këtij motorri me fuqi të lartë dhe sesi ky motorr kalon në një proçes montimi individual. Kjo video që na tregon këtë proçes mund të jetë e shkurtër por është hipnotizuese për ne.

Në fakt motorrët e prodhuar nga dora e njeriut janë të rralë në ditët e sotme, gjithsesi, ndërtimi i një motorri të fuqishëm si ky në mënyrë delikate nga dora e njeriut ja shton atmosferën e luksit.

Ky motorr prodhon 523 kuaj fuqi. Ndoshta nuk është në nivelin e performancës së supermakinave, por është goxha mirë për në rrugë.

 

This post is also available in: English