Shikoni makinën e re të Jaguar-it që thyen rekord me akselerimin e saj

Mariglen 0

Jaguar është e kënaqur me faktin se ka nxjerrë në treg një fuoristradë elektrike, Jaguar-in I-Pace përpara rivalëve të saj kryesorë. Makina është e paparë por kompania është duke u menduar për ta bërë makinën edhe më të mirë. Jaguar mendon se mund ta përmirësojë performancën e fuoristradës së saj.

Jaguar I-Pace SVR do të ketë të njëjtë formë por mund të ndryshojë pjesa përpara për të shfrytëzuar sa më mirë aerodinamikën. Gjithastu mund të jetë pak më e gjerë dhe parakolpi mund të modifikohet. Por ka një problem, Jaguar mendon se I-Pace SVR mund të jetë shumë e fuqishme dhe e shpejtë për një klient mesatar. Gaguar mendon se kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km/h vetëm në 2 sekonda gjë që është e jashtëzakonshme dhe jo shumë e përshtatshme për një makinë familjare.

This post is also available in: English