Shikoni sa i bukur është ky F86 jahti më i ri i Bugari-t! Foto

liridona 0

Kantieri italian Buagri ka përfunduar ndërtimin e jahtit prej 26.51 metrash të quajtur F86.

Jahti ka një pamje të jashtme sportive e cila është dizenjuar nga Filippo Salvetti i cili ka dizenjuar edhe pamjen e brendshme të jahtit. Jahti mud të akomodojë deri në 8 persona në një suitë të madhe dhe 2 dhoma VIP me ballkon.

Disa karakteristika të këtij jahti janë ditaret e mëdha, një sallon i madh në qendër të jahtit, një xhakuzi dhe një pishinë e vogël.

Ky jaht ka një shpejtësi maksimale prej 30 nyjesh detare ndërsa shpejtësia normale e udhëtimit është 25 nyje detare. Jahti ka dalë në shitje dhe çmimi i tij është 4,936,000 euro.