Shikoni sa kushton Jeep-i i Steve McQueen

Mariglen 0

Kjo makinë Jeep të cilën Steve McQueen e bleu nga forcat e armatosura amerikane do të dale në ankand. Kjo makinë pas vdekjes së Steve McQueen në vitin 1984 u ble nga pronari i tanishëm i makinës. Jeep-i do të dale në ankand tek Silverstone Auctions në Birmingham muajin e ardhshëm me çmimin që do të nisë nga 105,000$-130,000$.

Pavarësisht vitit të prodhimit kjo makinë është në gjendje shumë të mirë. Asaj i janë kryer të gjitha shërbimet dhe është restauruar së fundmi. Gjithashtu në të do të gjeni edhe një pllakë në të cilën është shkruar se kjo makinë ka qenë në pronësi të Steve McQueen.

Gjithashtu taksat e makinës të Britanisë dhe Bashkimit Europian janë paguar të gjitha por nëse makina shitet tek një pronar që jeton në Shtetet e Bashkuara atëherë ai ka disa taksa për të paguar. Pronari i tanishëm e bleu makinë tek Steve McQueen Estate Auction në 24-25 nëntor 1984 në Las Vegas për çmimin e 4,566£, çmim i cili ishte 10 herë më i madh se një Jeep normal i tillë.

This post is also available in: English