Shikoni sa kushton kjo makinë e rrallë Honda

Admin 0

Zakonisht kur flitet për makina të rralla që dalin në ankand mendja na shkon tek makinat e njohura si Ferrari apo Lamborghini. Asnjërit nuk i shkon ndërmend se mund të jetë një Honda ajo makinë e rrallë. Të dielën me datë 4 nëntor një Honda S800 Racing do të dale në ankand. Kjo është një nga 2 makinat të ndërtuara nga kompnia dhe vlera e saj shkon nga 75,000 euro deri në 95,000 euro. Këto 2 makina u ndërtuan nga dega e Honda-s në Francë në vitin 1967. Kjo makinë është në gjendje shumë të mirë.

Janë me qindra makina si Honda S800 Racing në botën e makinave. Shumicën e kohës makinat amerikane, ato sportive si edhe firmat e njohura europiane marrin shumicën e vëmendjes kur vjen puna tek makinat klasike, por edhe markat e tjera kanë ndërtuar makina të rralla dhe unike por që nuk marrin vëmendjen që duhet.

This post is also available in: English