Shikoni sa kushton ky Ford GT i vitit 2005

liridona 0

Për të gjithë ata që duan të blejnë një Ford GT, kompania Ford ka shtuar prodhimin e këtyre makinave me 350 makina deri në vitin 2022.

Por tani ju mund të bleni edhe një Ford GT të viteve të mëparshme. Një shitës makinash Ford në Ilinoi ka nxjerrë në shitje një Ford GT të vitit 2005 me vetëm 167 kilometra të shënuara në kilometrazh.

Me shumë mundësi këto kilomtra janë përshkuar gjatë testimeve të makinës duke e bërë atë plotësisht një makinë të re.

Makina është e lyer me ngjyrë të kuqe dhe me 2 vija të bardha. Makina gjithashtu ka 2 sedilje sportive lekure me ngjyrë të zezë.

Kjo makinë ka një motorr V8 5,4-litërsh dhe çdo gjë është në gjendje shumë të mirë. Në kohën kur kjo makinë u doli në shitje kushtonte 156,595$ ndërsa tani shitësi kërkon 449,900$ për ta shitur.

Ndoshta kjo mund të jetë edhe një nga arsyet pse shumë klientë kërkojnë një Ford GT të ri sepse e shohin këtë makinë si një investim për të ardhmen.