Shikoni sa kushton Mustang-u i parë i shitur

Admin 0

Ka shumë histori me Ford Mustang rreth e rrotull por kjo është më e veçanta. Gail Wise e bleu Mustangun e saj blu në vitin 1964 më 15 prill nga një dyqan i Ford në Chicago. Kjo ndoshta mund t’ju duket krejt normale por Ford e prezantoi zyrtarisht në treg makinën e re në 17 prill, 2 ditë pasi Gail Wise e kishte blerë Mustangun e saj. Por si ka mundësi që Gail Wise e bleu makinën 2 ditë përpara se ajo të dilte në treg?

 

Dyqani i Ford kishte disa Mustang në dyqan por që nuk duhet të bëheshin publike deri në prezantimin zyrtar të makinës nga Ford. Wise në atë kohë ishte 22 vjeçe dhe sa kishte filluar punë si mësuese. Supozohej që ajo makinë nuk kishte dale dhe nuk njihej nga Ford por kur Wise shkoi me para në dorë në dyqan shitësi nuk mendoi dy herë dhe e shiti  makinën. Gail Wise tani është 54 vjeçe dhe akoma e ka në pronësi Mustangun e saj i cili është mbajtur shumë mirë. Gjithashtu ajo ka edhe kontratën ku tregon se ajo është pronarja dhe se makina është blerë më 15 prill 1964.

Pyetja tjetër që lind është se sa kushton sot kjo makinë? Sipas Hagerty Insurance kjo makinë vlen rreth 350,000$ ose 450,000$. Shumë e cila është 100 herë më shumë se çmimi i blerjes së kësaj makine i cili ishte 3,450$. Por me kalimin e viteve ky çmim mund të rritet edhe më shumë sepse për momentin Gail Wise nuk ka ndërmend të shesë makinën e saj Mustang.

This post is also available in: English