Shikoni sa kushton një Tesla Model 3

Admin 0

Çmimi i një Tesla Model 3 është rritur sërisht. Çmimi i mëparshëm ishte 55,424$ ndërsa tani ky çmim ka arritur deri në 60,262$. Çmimi i një Tesla Model 3 ka disa kohë që vazhdon të rritet me rritjen e parë që që ndodhi në fillim të muajit gusht. Port ë mos harrojmë që Tesla Model 3 ka arritur shitje rekord në muajin gusht dhe me parashikimet e bëra duket që ky trend rritës në shitje do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.

Një nga arsyet e rritjes së çmimit është rritja e çmimit të pjesëve e lidhur numrin e madh të kërkesave. Kjo rritje e kërkesës ka bërë që Tesla të kërkojë më shumë pjesë në një kohë më të shkurtër por edhe të paguajë pak më shumë. Megjithatë çmimi më i lartë dhe numri i madh i kërkesave janë duke i shtuar edhe më shumë fitimet e kompanisë duke e forcuar edhe më shumë bazën financiare të Tesla-s.

This post is also available in: English