Shikoni sa makina Nissan GTR-50 do të ndërtohen

Admin 0

Kompania Nissan ka deklaruar se do të ndërtojë vetëm 50 makina Nissan GTR-50  dhe secila do të kushtojë 990,000 euro. Nissan GTR-50 eështë ndërtuar pak më ndryshe se një Nissan Gtr i deri tanishëm. Çati e kabinës së makinës është më e ulët dhe kjo është ndërtuar e tillë për shkak të aerodinamikës së makinës. Gjithashtu makina e re ka shumë më shumë fuqi se një makinë GTR. Motorri i një Nissan GTR-50  ka një fuqi që mund të arrijë deri në 711 kuajfuqi.

Edhe pse në foto kjo makinë vjen me disa ngjyra por ngjyra e artë është në çdo kombinim Nissan ka deklaruar se klienti mund të zgjedhë çdo kombinim ngjyrash që ai dëshiron. Këto 50 makina do të ndërtohen për nder të 50-vjetorit të linjës GTR si edhe 50-vjetorit të Italdesign. Dorëzimet e para tek klientët do të fillojnë vitin e ardhshëm duke vazhduar në vitin 2020.

This post is also available in: English