Shikoni se cilat janë makinat më të mira që morën pjesë në ‘Monterey Car Week 2018’

ardita 0

Çdo muaj gusht të apasionuarit e modeleve të rralla të automjeteve shkojnë në Kaliforninë Veriore për “Konkursin e elegancës së makinave në plazhin Pebble” (Pebble Beach Concours d’Elegance). Makinat krijojnë një paradë duke lëvizur ngadalë përgjatë rrugës së famshme ’17-Mile Drive’ të gadishullit Monterei. 

Këtë vit ky takim na ka lënë gojë hapur me debutime makinash të mrekullueshme. Gjithashtu ka patur edhe disa ankande gjatë javës së automjeteve në Monterei që solli më shumë se 360 milionë dollarë në shitjet totale.


Çmimin e parë si ‘Makina më e mirë e shfaqjes’ (Best of Show) e fitoi Alfa Romeo 2900B Touring Berlinetta e vitit 1937.


Ferrari 250 GTO i vitit 1962 është shitur për 48.4 milionë dollarë dhe ky është çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë për një makinë në ankand.


Ferrari 250 GT LWB Scaglietti Spyder California e vitit 1958


Mercedes-Benz 540K Cabriolet A e vitit 1936, kjo makinë u vlerësua me çmimin si ‘First in Class’ në kategorinë e makinave evropiane klasike. 


Alfa Romeo 6C 1500 S WC e vitit 1928


1938 Peugeot 402 Darl’mat Légère ‘Special Sport’ Roadster 


Pas një restaurimi dyvjecar, ky Cadillac Series 90 Hartmann Cabriolet e vitit 1937 debutoi dhe fitoi çmimin ‘First in Class’ në kategorinë e makinave amerikane klasike.


Ky Rolls-Royce Phantom II Continental e viti 1935 është ndërtuar për familjen mbretërore të Jodhpur.


Mercedes-Benz 710 SS Barker Tourer e vitit 1929 mori çmimin e parë “First in Class” nga kategoria e ruajtes së paraluftës që do të thotë se nuk është restauruar në gati 90 vjet.


1929 Duesenberg J Murphy Town Limousine ishte një ndër tre finalistët më të mirë për çmimin “Best of Show”


1938 Phantom III James Young Drophead Coupé


Ferrari 500 Mondial Scaglietti Spyder e vitit 1955


1948 Tucker 48 Sedan është në pronësi të George Luca dhe u vlerësua me çmimin ‘Best in Class’.


Ajo ç’ka e bën këtë Ferrari 246 GT Dino Scaglietti 2Door Coupe të viti 1970 kaq speciale është se asnjëherë nuk është restauruar.


Në vitin 1966, tre makina Ford GT40 fituan vendin e parë, të dytë e të tretë në garë e famshme ’24 Hours of the Le Mans’. Kjo Mark IIB Coupe e vitit 1966 doli në vendin e tretë dhe u shit në ankand pë 9.8 milion dollarë.


Duesenberg SSJ roadster e vitit 1935 dikur ka qënë në pronësi të Gary Cooper dhe ka vendosur një rekord si makina amerikane e shitur më shtrenjtë në një ankand për 22 milionë dollarë.


Një 1963 Aston Martin DP215 gati arriti një rekord për markën, duke u shitur për 21.5 milionë dollarë në ankandin e RM Sotheby’s. 


Lamborghini Aventador SVJ u zbulua në ‘The Quail’. Ajo ka një motor V12 me 6,5 litra, prodhon 760 kuaj fuqi dhe do të prodhohen vetëm 63 njësi – në nder të vitit kur u themelua Lamborghini. 


Rolls-Royce paraqiti një Phantom me porosi të koleksionistit Michael Fux në ‘The Quail’.


Bugatti debutoi modelin e saj të fundit në The Quail. Divo është më i lehtë dhe më i shpejtë se Chiron, me një shpejtësi maksimale prej 236 mph. 


Infiniti zbuloi një veturë të re koncept me një sedilje në ‘Pebbles Concours d’Elegance’-Prototipin 10. 

 

This post is also available in: English