Shikoni sesi makina më e shpejtë në botë arrin shpejtësinë marramendëse

ardita 0

Në botën e garave, pavarësisht nëse është garë profesionale apo jo në mendjen e lojtarëve gjithmonë është fitorja. Pa marrë parasysh se sa të shpejtë jemi, gjithmone do të jetë dikush edhe më i shpejtë.

Por kjo ndodh nëse nuk jeni ekipi Vesco, të cilët me shoferin Dave Spangler, disa javë më parë kanë arritur shpejtësinë prej 809 km/orë me makinën Turbinator II në  ‘World Speed Finals’.

Kjo është makina më e shpejtë në botë e drejtuar nga rrotat, ajo nuk do të regjistrohet në librin e rekordeve, pasi për t’u njohur si rekord duhet të mbahet ajo shpejtësi për më së paku se 1 minutë.

Makina prodhon më shumë se 5000 kuaj fuqi, gomat e veçanta të saj janë të Mickey Thompson. Eshtë e gjatë 10 metra dhe peshon 2245 kilogramë, zakonisht përdor parashutat për të ngadalësuar.

This post is also available in: English