Shikoni si e thjeshtëson hyrjen, daljen dhe parkimin ky prototip për dyert e makinave

armir 0

Ky prototip ka qenë krijuar nga kompania Kaliforniane e dizajnit ‘Jatech’.

Sistemi bënte që dyert nga ana e pasagjerëve dheshoferit të futeshin komplet poshtë makinës. Kjo gjë e bënte më të thjeshtë hyrjen dhe daljen nga makina pa pasur fare nevojë që ju të mundoheni të hapni dhe të mbyllni dere. Gjithashtu është më e thjeshtë që ta parkoni makinën në vende të ngushta duke mos pasur siklet kështu nga hapja e dyerve.

Në fakt, ‘fshehja’ e dyerve nuk është një teknologji e re. Në vitet 80, marka e njohur BMW prodhoi 8000 makina Z1 të cilat përfshinin dhe këtë lloj sistemi dyersh. Makina e njohur ‘Kaiser Darrin’ gjithashtu është rkijuar në një mënyrë të ngjashme sistemi dyersh në vitet 50.

Fatkeqësisht kompani e dizajnit Jatech nuk është më në funksion por si mendoni ju, a duhet që kjo lloj teknologjie për dyert të rikthehet përsëri?

This post is also available in: English