Shitet jahti luksoz First Sunreef 80 Powercat

Admin 0

Kantieri polak Sunreef Yachts ka njoftuar shitjen e modelit të parë të serisë së jahtve 80 Sunreef Power. Ky jaht prej 24 metrash do të dorëzohet tek pronari vitin e ardhshëm. Ky lajm vjen pas fotove të nxjerra në internet ku ky jaht ishte duke bërë provat teknike.

Ky jaht u prezantua në muajin  maj dhe është ndërtuar për të bërë udhëtime të gjata si dhe ka një dizajn bashkëkohor. Ky jaht ka një garazh të madh dhe një platformë prej ku mund të mbash Jet Ski si edhe mjete të tjera ujore. Gjithashtu ky jaht ka një spa , një bar, vend të bollshëm për të bërë banjo dielli në kuvertë si edhe vende të shumta për tu ulur. Ky jaht mund të akomodojë deri në 12 persona.

This post is also available in: English