Shitet jahti luksoz Nordhavn 100 dhe “pagëzohet” me një tjetër emër

ardita 0

Jahti Nordhavn 100, ndërtuar nga kompania “Nordhavn Yachts” është shitur. Atij iu vendos emri Serenity nga pronari i ri. Jahti iu dorëzua pronarëve të tij javën e kaluar dhe është duke bërë një udhëtim përgjatë bregdetit të Meksikës.

 

Më përpara përshkruhej si një Nordhavn 96, por Serenity tashme është bërë një Nordhavn 100 për shkak të zgjerimeve në kuvertë. Pavarësisht pjesës së prapme e cila është më e gjatë, Serenity ruan stilin e një Nordhavn.

Serenity ka pesë kabina për akomodimin e pronarit dhe familjes së tij. Ndërkohë në kabinat e personelit mund të akomodohen deri në 4 persona.

Dekori modern i brendshëm është bërë nga Destry Darr Designs duke përdorur drurin e arrës pjesë çeliku dhe një punim të rrallë guri. Jahti përbëhet nga motorrët Caterpillar C18 Acert të cilët prodhojne 454 kuajsh fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 12 nyjesh.

This post is also available in: English