Shitet Super Jahti 75 metra i gjatë

armir 0

Jahti prej 75 metrash i njohur me emrin Anastasia është shitur për shumën e 75 milion eurove. Jahti u ndërtua sipas porosisë së pronarit nga Oceanco në 2008 në Hollandë dhe për herë të parë doli në treg në 2012 për shifrën e 125 milion eurove. Tani jahti Anastasia do të njihet me emrin Wheels.

E ndërtuar në 2008 jahti është e para nga 3 jahtet të cilët do të ndërtoheshin nga Oceanco për miliarderin rus Vladimir Potanin. Jahti u nxorr për shitje në 2012 me çmimin prej 125 milion euro dhe u hoq nga tregu 2 vite më pas për shkak të rënies së çmimit. Jahti u nxorr sërish në treg këtë vit dhe u shit për çmimn e 75 milion eurove. Kjo është shitja e dytë më e madhe këtë vit pas jahtit Grace E i cili u shit në prill me çmimin prej 78.5 milion eurove.