Shitjet e makinave me naftë vazhdojnë të kenë rënie të vazhdueshme në Europë

ardita 0

Europa ka qënë tregu më i madh i makinave me naftë që nga vitet 1980, por kërkesa po bie me shpejtësi.

Ka disa kohë që është krijuar përshtypja që shitjet e makinave me motorë nafte janë duke rënë por tani kjo përshtypje mbështetet edhe nga shifrat zyrtare. Kërkesa për naftë është ulur shumë në Europë për shkak se qeveritë i rrisin taksat në ato makina që përdorin naftë duke i shtyrë klientët të blejnë makina elektrike.

Në fillim të 2017 makinat me motor nafte zinin 42,5 % të shitjeve në treg por vetëm një vit më vonë në fillim të 2018 kjo shifër kishte rënë në 36.5%. Rënia ishte më e dukshme re në Britani ku shitjet ranë me 30%. 

Gjithashtu për shkak të rënies së shitjeve të makinave me naftë ka rënë edhe kërkesa për naftë në Europë.

Pakënaqësia e klientëve me makinat me naftë ka filluar që në 2015 me skandalin e Volkswagen të quajtur Dieselgate ku kompania mashtronte për nivelet e emetimit të gazeve. Si rezultat i kësaj pakënaqësie nga makinat me naftë kompanitë e mëdha po mundohen të prodhojnë makina elektrike.

This post is also available in: English