Shoferi iku pa gjurmë nga Lamborghi që e rrotulloi në mes të një autostrade në Los Angeles

liridona 0

Në skenën e aksidentit kanë mbetur shenja gjaku, derisa shoferi është larguar pa gjurmë

Vetura e rrotulluar dhe askush pranë saj, është një aksident që kërkon shumë hetime për ta zbuluar

Deri më tani, hetuesit nuk kanë njohur si se një Lamborghini u rrotullua në një autostradë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, derisa shoferi e kishte braktisur atë.

Madje, nuk dihet nëse shoferi që po ngiste në momentin kritik, është edhe pronari i veturës.

Afër veturës kanë mbetur edhe shenja gjaku, andaj po kontrollohen edhe spitalet e zonës, sepse shoferi duhet të ketë pësuar lëndime të një shkalle të konsiderueshme.

Zbardhjen e aksidentit, e bën edhe më të vështirë regjistrimi me targa të Oregonit, ndërsa njësitet policore janë duke bashkëpunuar, që të zbulojnë se çfarë ndodhi.