Shpejtësia e Hennessey Vemom F5 është më shumë se 482km/h. Shikoni sa është saktesisht

Mariglen 0

Gjatë njoftimeve të mëparshme kompania Hennessey bëri të ditur se shpejtësia e makinës së re Hennessey Venom F5 do të ishte  300 mph por kreu i kësaj kompanie John Hennessey tha se qëllimi është që kjo makinë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 311 mph. Sipas tij kjo shpejtësi është mëse e arritshme.

Një sfidë tjetër është edhe vendi se ku do të provohet të arrihet kjo shpejtësi.  John Hennessey mendon se do t’i duhet një rrugë e ngjashme me atë në të cilën Koenigsegg Agera RS vendosi rekordin e saj.

Përpjekja e parë e Hennessey për të thyer rekordin e Koenigsegg është të paktën një vit larg. Hennessey do të fillojë testet me makinë Venom F5 vitin tjetër dhe testimet me shpejtësi të lartë mund të fillojnë në fund të vitit të ardhshëm. Hennessey do të ndërtojë vetëm 24 makina Venom F5 me një çmim prej 1.6 milion dollarë secila. 12 prej këtyre do të prodhohen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerat për klientët në pjesët e tjera të botës. Makinat që do të prodhohen vetëm për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shitur të gjitha ndërsa kanë ngelur vetëm 7 makina nga ato që janë planifikuar për tu shitur jashtë Amerikës.

This post is also available in: English