Shpikësi Kinez ndërton një motorr fluturues dhe kthehet në hero (video)

armir 0

Nga pamja duket e mahnitshme, një burrë i veshur me të zeza, me helmet, veshje sportive, mbrojtëse dhe dorashka fluturon në ajër me një motorr fluturues. Kjo është ajo çka panë një grup njerëzish dhe disa media të Hënën, 28 Korrik, në qytetin Tangxia në Kinën e Jugut, kur një burrë 40 vjeçar ngriti në ajër dronin e tij të modifikuar.

Droni është quajtur “Jin Dou Yun” ose “Reja Magjike” për nder të një superheroi mitologjik Kinez.

Për momentin moto-droni mund të fluturojë me një shpejtësi prej 72 km/orë, mund të arrijë një lartësi prej 3,000 metrash dhe bateria ka një jetëgjatësi fluturimi prej 30 minutash. Paneli i komandimit i vendosur në pjesën e përparme të kornizës, kontrollohet nga ai që e nget.

Zhao, shpikësi i këtij moto-droni, nuk është një inxhinier në fakt. Ai filloi të merrte informacione rreth teknologjisë së dronëve kur ata u shfaqën  që në fillim dhe dëshironte të ndiqte pasionin e tij që kur ishte fëmijë ndërsa kishte lexuar për një Kanadez i cili kishte krijuar një mjet fluturues. Gjithsesi, ëndrrat nuk janë dhe shumë të lira. Shpikësi e la punën dy vjet më parë, shiti shtëpinë dhe i ktheu miqtë e tij në huadhënës për të gjetur finacimin prej 145,000 dollarë për këtë projekt. Përpara testit final, shumë prova të mëparshme janë berë dhe copa makinerish apo helika janë thyer, por, asgjë nga këto nuk kishin rëndësi kur testi final doli me sukses.

Zhao deklaroi për mediat se: “Ishte sikur ti jepje një motorri në qiell, ëndrra ime u bë realitet mbas këtij fluturimi i cili ishte i 1560-ti. Çmenduri apo jo?”

https://www.youtube.com/watch?v=SlNIBqzYpd0

This post is also available in: English