Shtëpitë me garazhet që ngjajnë më shumë me galeri arti

liridona 0

Për pasanikët që tashmë kanë disa shtëpi, koleksioni i veturave luksoze është diçka e zakonshme, por çfarë pritet në të ardhmen? Një galeri brenda të cilës mund të shfaqin koleksionin e tyre, natyrisht se po.

Roman James ndërtuese i shtëpive në Los Angeles dhe njëri prej njerëzve që qëndron prapa koleksionit luksoz të veturave siç është Aston Martin, është duke ndërtuar hapësira të njohura si “garazhe” në të cilat mund të ekspozohen markat e njohura të veturave

Në shtëpinë e tij në Beverly Hills, James së fundmi ka dizajnuar galerinë e veturave prej 300 metrave katrorë, brenda të cilës gjendet edhe bari dhe një lloj kafiteri unike. Shtëpia aktualisht është në treg dhe shitet për 45 milionë dollarë.

Në gusht, Aston Martin hapi galeritë, brenda të cilave mund të ekspozohen veturat e tyre dhe të “shijohen” pikturat përreth me një gotë verë në dorë.

“Ekzistojnë hapësira të mjaftueshme që privatisht të testohen, si dhe në pjesën e pasme gjendet kopshti me skulptura”, ka deklaruar Simon Sproule, drejtor i departamentit të marketingut pranë Aston Martin.