Shumë shpejt Genesis do të lançojë një makinë sportive

ardita 0

Ndërkohë që Genesis G70 është duke u pëlqyer shumë, shumë po pyesin se çfarë do të jetë modeli i ardhshëm i automjetit luksoz koreanez. 

Bazuar në tendencat e industrisë dhe dokumentet e zbuluara më parë, me siguri dy SUV do të jenë produktet e ardhshme që do të shohim nga Genesis. Sapo të dalin këto SUV-të, produkti i tretë nga Genesis do të jetë diçka për të kënaqur entuziastët – një coupe sportive luksoze.

Nga drejtor ekzekutiv i Genesis Motor America, Erwin Raphael mësuam se sa e rëndësishme është lancimi i një makine sportive për markën. Duke u bazuar në Essentia Concept, të gjithë janë të bindur se Genesis është i aftë edhe në aspektin sportiv. Derisa koncepti është më shumë një EV, versioni i prodhuar mund të jetë së paku hibrid.

“Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që kompania të ketë edhe makinë sportive, një që është i racë së pastër. Nëpërmjet saj, mund të tregohen kapacitetet e plota” ka thënë Raphael.

Megjithatë, nuk ka saktësuar se çfarë fuqie, kapaciteti do të ketë.