Si funsionon timoni në makinat e garave 24-orëshe?-Bjondia në timon-05

Mariglen 0

Njëvëndeshet e Formula-1 kanë timona të cilat janë plotë butona. Mendoj që të gjithë ja kanë bërë pyetjen vetes, çfarë i ka gjithë ato butona shumëngjyrëshe timoni. Alex do i japë zgjidhje këtij misteri, por jo për makinat e Formula-1. Më saktë, Alex ka shkuar në kampionatin boteror të garave 24 orëshe dhë është futur në makinën e skuadrës së Lamborgini-t. Shoferi i kësaj skuadre i ka shpjeguar cfarë funsion kanë gjithë ato butona në timon.

Disa fjalë për kampionatin botëror të garave 24 orëshe. Ai ka filluar për herë të parë në vitin 2006 në Dubai dhe prej atëhere zhvillohet rregullisht në disa qytete të botës. Në të marrin pjesë makina sportive të modifikuara për të dhënë maksimumin e tyre. Cdo skuadër ka nga 2-5 shofera të cilët alternohen gjatë gjithë garës 24 orëshe. Synimi është makina të jetë sa më e shpejtë, ekonomike dhe tja dalë deri në fund pa asnjë problem mekanik. Mos harrojmë që janë në lëvizje 24 ore pa pushim dhe me sforcim maksimal.

Lini një Përgjigje