Si funskionon sistemi i “shikimit në errësirë” të DS7 Crossback?

Mariglen 0

Kur jeni duke ecur me 48.2 km/h ju mbuloni 13.4 metra për sekond. Është një mrekulli të arrini të shikoni gjithçka që ndodh në rrugë. Kur perëndon dielli, shumë nga njerëzit dhe kriesat që janë anash rrugës fillojnë dhe bëjnë lëvizje të paparashikueshme.

DS7 Crossback ka disa sisteme që e ndihmojnë shoferin duke përfshirë dhe sistemin për shikimin natën. Ideja është e njohur sidomos nga ata që i kanë dhënë një Mercedes S-class dekadën e fundit. Por ajo që është e re është se ky sistem është futur tek një makinë jo shumë e shtrenjtë.

Çfarë ka ndryshe kz sistem? Ai është i programuar për të dalluar qeniet njerëzore, që ne duhet të kemi më shumë kujdes. Shumica e këmbësorëve në trotuar injorohen ose nënvizohen nga një trekëndësh i verdhë. Por nëse ata duken si një rrezik sepse ndoshta janë duke lëvizur drejt jush, ose duke ecur anash rrugës ose ndoshta ndodhet nje fëmijë ose qen kështu që ata nënvizohen nga një kuti e kuqe dhe sistemi prodhon një sinjal zanor.

Fëmijët dhe qentë marrin nje vëmëndje të madhe.  Për njerëzit e tjerë sistemi është më tolerant nëse janë duke pritur semaforin dhe ata vijnë afër makinës. Edhe kur bie shumë shi sistemi është shumë efektiv në dalliminn e njerëzve duke dhënë dhe një gjykim për rrezikshmërinë e personit. Por mundësia e shpërqendrimit është e madhe nëse ne shohim tek ekrani gjatë gjithë kohës. Edhe pse të ndihmon ka disa raste kur te shpërqendron dhe nuk të lejon ti bësh veprimet në kohën e duhur.

This post is also available in: English