Si ka përfunduar ky Lamborghini Huracan nën një Honda Civic?

ardita 0

Ngjarja e çuditshme ndodhi në qendër të qytetit të Çikagos javën e kaluar, duke lënë kështu shumë kalimtarë të mendohen se çfarë mund të ketë ndodhur. Në qoftë se po mendoni që shoferi i Civic ka qënë duke ecur mbrapa me qëllimin që të parkonte mjetin, gaboheni, sepse faji ka qënë i shoferit të Huracan.

Sipas njoftimeve të lajmeve lokale, shoferi i Lamborghinit bëri gabimin klasik duke shtypur pedalin e gazit në vend të frenave. Dizajni i ulët dhe i lëmuar i makinës sportive ka shkaktuar ngritjen e Honda Civic. 

Richie i cili ishte shoferi i Huracan tha për “CBC” se: “Direkt pas ngjarjes, gazi filloi të rridhte dhe kisha shumë frikë se makina mund të merrte zjarr. Por për fat të mire kjo nuk ndodhi dhe askush nuk është lënduar.” Në lidhje me dëmtimin e makinës së tij sportive 230 mijë dollarëshe ai tha: “Nuk e di se si do ta rregulloj”.

Nuk dihet se çfarë ka menduar pronari i Honda Civic kur është kthyer për tek makina megjithëse është e drejtë të thuhet se do jetë befasuar kur ka parë sesi Lamborghini ka ‘parkuar’ nën  makinën e tij.

Duke parë fotot, duket që Honda Civic nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz pasi rrotat e pasme ndihmuan në mbrojtjen e shasisë. 

‘Digital Trends’ këto kohët e fundit testoi një Lamborghini Huracan Performante të 2018, i cili ishte një model i ri bazuar në Huracan LP610-4. Dhe arrinte shpejtësinë nga 0-100 km në 2.3 sekonda, besoj që është e qartë që pedalet e kësaj makine nuk do të donit t’i ngatërronit rregullisht.

This post is also available in: English