Si në film…7 megajahtet që u vërëjtën në Festivalin e Filmit në Cannes

Mariglen 0

Duke mbledhur  filmat më të mirë dhe  jahtet më luksoze në botë, edicioni i 71 i Festivalit prestigjoz të Filmit në Cannes përben eventin më të preferuar në listën e 2018.

Superjachtet dhe FFC(Festivali i Filmit në Cannes) janë pjesë të pandashme. Është diçka e veçantë të kesh mundësinë të argëtosh miqtë ose klientët në jahtin tënd luksoz, i cili ndodhet në “oborr “ të festivalit.

FFC është premiera e eventeve për Jachtet në rivieren Franceze dhe shënon hapjen e sezonit të fluksit të madh në detin Mesdhe. Gjithashtu FFC përfshin filma të të gjitha zhanërave por dhe dokumentarë nga e gjithë bota, prandaj dhe është një nga festivalet e filmit më prestigjoz dhe të famshëm në botë.

Në vazhdim do t’ju prezantojmë Megajahtet më të mirë që kemi parë në FFC 2018.

  1. Eclipse– Jahti 162-metra i ndërtuar nga Blohm+Voss në 2010 dhe zotërohet nga Rusi Miliarder Roman Abramovich me vlerë totale 11,6 miliard USD.

  1. Dilbar- Jahti 156-metra i ndërtuar nga Lurssen në  2016 dhe zotërohet nga  miliarderi Rus Alisher Usmanov me vlerë totale 12,7 miliard USD.

  1. Jubilee- Jahti 110-metra i ndërtuar nga Oceanco në  2017 dhe zotërohet nga  familja mbretërore e Katarit.

  1. Quantum Blue- Jahti 156-metra i ndërtuar nga Lurssen në  2014 dhe zotërohet nga  miliarderi Rus Sergey Galitsky me vlerë totale 12,7 miliard USD.

  1. Madame Gu- Jahti 99-metra i ndërtuar nga Feadship në 2013 dhe zotërohet nga  miliarderi Rus Andrei Skoch me vlerë totale 4,9 miliard USD.

  1. Faith- Jahti 96-metra i ndërtuar nga Feadship në 2016 dhe zotërohet nga miliarderi Kanadez Lawrence Stroll,  me vlerë totale 2,7 miliard USD.

  1. Tatoosh- Jahti 92-metra i ndërtuar nga Nobiskrug në 2001 dhe zotërohet nga  miliarderi Amerikan Paul Allen,  me vlerë totale 19,9 miliard USD.

This post is also available in: English