Si të bësh një makinë normale të jashtëzakonshme?

Mariglen 0

Modifikimi i makinave kërkon shumë fantazi, pasion dhe sigurisht para. Por në këtë rast ajo çka bie në sy është kreativiteti dhe si ky mundet të shndërrojë një makinë normale në një makinë të jashtëzakonshme. 

Mitsubishi ka në dispozicion makinë me pjesën për transportin e mallrave dhe të lartë, sa për të përmbushur dëshirën e lëvizjes nëpër rrugë malore. Modelet Outlander dhe Eclipse Cross, janë shumë të kërkuara dhe plotësojnë të gjitha kërkesat, përfshirë edhe L200 që është shumë i dëshiruar. Por, një veturë nga kjo linjë prodhimi që është rimodeluar special për ‘Fast and Furious Live’, do të ishte përmbushja e ëndrrës të secilit entuziast makinash.

Në L200 SPV II është bërë punë e gjatë, për t’i integruar sistemin 15X15 të tërheqjes me rrotat e pasme, ngritjen e strukturës, rriten e pjesëve mbi rrotë, zgjerimi i pjesës së përparme dhe shumë rivendosje metali që është prerë me laser. Brendësia dallon shumë nga origjinali, pasi i janë larguar pothuajse të gjitha elementet ndërsa janë vendosur karriget me fibra karboni dhe rripa të gjerë që përdoren nëpër makinat e garave.

Kjo makinë është në mesin e tri Mitsubish-ave, që marrin pjesë në këtë film ku në fokus janë veturat më të veçanta dhe të shpejta. “Vetura shkon shumë me të tjerat ekstreme, që do t’i shihni në film. Shikuesit mund të përcjellin me vëmendje, për t’i kërkuar më pas në sallonet zyrtare” është thënë në raport. Megjithatë, nuk bëhen të ditura detajet, se çfarë fuqie do të kenë, apo nëse do të jetë ndonjëherë e gatshme për treg.

This post is also available in: English