Si të marrësh me qira një jaht në ishujt Baleare, Spanjë

ardita 0

Këto kohët e fundit ishujt Baleare kanë filluar të bëhen  destinacioni kryesor i jahteve. Kompania që jep me qira jahte “Bespoke” ofron shëtitje në ishujt spanjollë me rezervime dhe ju sugjeron se çfarë duhet te vizitoni në këto ishuj.
Ishujt Baleare ndodhen në lindje të Spanjes kontinentale, mënyra se si mund të arrini në këto ishuj është nëpërmjet fluturimeve  me avion ne aeroportin e Palma de Mallorca, ne aeroportin e Menorkës etj. Shumë vizitorë preferojnë ta fillojnë shëtitjen e tyre me jaht nga Barcelona, Valencia ose Denia.

Ishujt Baleare përfshijnë ishujt Mallorca, Menorca, Cabrera, Ibiza, Formentera dhe S’Espalmador, tre ishujt më të njohur janë Mallorca, Ibiza dhe Menorca. Gjatë periudhës së pranverës dhe verës  ka më shumë turistë përgjithësisht sezoni fillon nga Maji deri në Shtator, muaji Korrik dhe Gusht janë një nga muajt më të zënë të vitit falë temperaturave 27-30 gradë celcius.

Alexander Coles, menaxher i kompanisë Bespoke thotë se: “Pranvera është një kohë shumë e mirë për të vizituar ishujt Baleare, në këtë periudhë fillojnë edhe festat dhe moti është i ngrohtë. Edhe  në vjeshtë temperaturat arrijnë nga 18-25 gradë celcius, moti është më i butë dhe më i këndshëm, kjo është ajo që i bën të veçante ishujt Baleare”
Mallorca ka mbi 300 plazhe dhe është e rrethuar me pisha, shkëmbinj bregdetarë dhe duna. Marrja me qira e një jahti për të eksploruar Mallorcën është një mundësi e shkëlqyer për të gjetur plazhet  e braktisura larg turmës.

I njohur si “Ishulli i Bardhë”, Ibiza është një destinacion fantastik për t’u relaksuar. Larg nga bregu i zhurmshëm juglindor, mund të gjesh plazhe me rërë të pastër dhe fshatra të bardha të lara me cilësi idilike. Gjithashtu mund të gëzoni një vakt romantik në bregun e restorantit Ses Roques  duke admiruar pamjen e bukur të Cala Conta.Ishulli motër i Ibizës është vetëm gjysmë ore larg me varkë, në drejtim të jugut.

Eshte i njohur për ujërat e mahnitshme të saj ngjyrë kaltër, gjithashtu pranë saj ndodhen edhe Playa Migjorn në jug dhe Cala Saona në bregdetin perëndimor të ishullit të cilat kanë plazhe të mahnitshme. Playa de Ses Illetes do të bëjë që ju të mendoni  se jeni në Karaibe, sepse karakterizohet me rërë të bardhë dhe me një ujë transparent. Frekuentohet shpesh nga turistët dhe është një vend fantastik për t’u çlodhur disa orë, megjithëse është më mirë të vizitohet gjatë periudhës së verës.

Eshtë më mirë që të prenotoni muaj më përpara, pasi shumica e jahteve gjatë periudhës së verës janë të rezervuara paraprakisht dhe mund të mos gjeni ndonjë jaht të lirë.

Lini një Përgjigje