Sillni në jetë fantazitë tuaja garuese me Porsche Camp4

ardita 0

 

“Eshtë vendi i fantazive” thotë Jonathan Urlin, Menaxheri i Porsche Experience Canada i cili drejton programin dimëror të Porsches, i njohur si Camp4. Programe të tilla ka dhe në Itali, Zvicër, Kinë dhe Finland, vendet të cilat kanë më shumë se 20 vite eksperiencë.

Eshte fantastike të takosh Kees Nierop i cili ka marrë pjesë shumë herë në “Le Mans”, madje ka edhe emrin e tij të shkruar në një nga makinat që ndodhen në muzeun e Porsche-it. Muret natyrore prej bore të pistës të japin një ndjenjë intimiteti me ambientin. Organizatorët mirëmbajnë pistën sa më origjinale dhe të paster duke shmangur praninë e kripës dhe të baltës.

Pse bëhet e gjithë kjo? Pse Porsche ka rezervuar një pjesë të buxhetit për ti mësuar njerëzve si të ngasin një 911 Carrera S midis dëborës. “Celësi i identitetit tonë është ndjesia që marrim kur jemi në timonin e një Porsche, plus që shumë njerëz e ngasin makinën Porsche 911 gjatë gjithë dimrit. Eshtë një makinë që përdoret gjatë gjithë vitit” thotë Jennifer Cooper, Menaxherja e Marketingut te “Posche Cars Canada”. Për këtë arsye ka tri nivele për të provuar eksperiencen e të drejtimit të Porsche në dimër: Camp4, Camp4 S, dhe Ice Force.

Të ngasësh makina të tilla në kushte kaq ekstreme është shume emocionuese. Të ngasësh një makine moderne me 50km/h në asfalt është diçka normale, por të ngasësh një Porsche 911 me këtë shpejtësi në dëborë dhe ndërkohë që instruktori të shtyn të ecësh me shpejt se ndryshe nuk do marrësh notë të lartë në drift, atëherë adrenalina shkon ne maksimum.

Rreziku këtu është më i ulët se sa ai që has në rrugët e qytetit. Kjo të bën të fokusohesh tek teknikat për të bërë drift dhe për të arritur rezultatin maksimal. Eshtë e vështirë ti përmbahesh instikteve kur ndodhesh brenda një Porsche 911 Carrera 4S, e cila është një makinë me qëndrueshmëri dhe me stabilitet në kthesa me dëborë. Pavarësisht kësaj ka patur shumë raste që janë përplasur në kufizuesit e rrugës prej dëbore me qëllim që të arrijnë një drift sa më të mirë. Nga jashtë ndoshta nuk duket por nga vendi i shoferit duket sikur po sfidon ligjet e fizikës.

Këtu mund të marrësh disa mësime shumë të rëndësishme. Nuk të duhet AWD Porsche  për te mësuar se kur duhet lëshuar gazi kur hyn në kthesë për të mos u përplasur me barrierat e dëborës. Gjithashtu nuk të nevojiten 420 kuaj fuqi për të mësuar si të bësh drift. “E rëndesishme është të rikuperosh një rrëeshkitje të vullnetshme ose të pavullnetshme” thotë Coopers.

Tek  Porsche Camp4 mëson shumë gjëra të cilat mund ti përdorësh edhe në jetën reale por programi i trajton këto si bonuse, që kushtojnë 5495 dollare. Për ta paguar këtë çmim ia vlen sepse kurrë nuk do t’ju jepet mudësia që të bëni gjëra të tilla në jetën reale me një Porsche 911 dhe njëkohësisht të takoheni me njerëz që kanë shkruar histori në sportin e garave me makinë.

Lini një Përgjigje