Sipas studimeve timoni i makinës më i pistë se ndenjëset e tualetit.

liridona 0

CarRentals.com, një faqe ueb për makina me qera, ka kryer një sondazh mbi 1000 përdorues makinash. Sondazhi vëzhgon se sa herë këto pronarë makinash pastrojnë pjesën e brendshme të makinës.

Rezultati? Një përqindje shokuese e këtyre drejtues mjetesh tregon se 320 prej 1000 përdoruesish e pastrojnë rrallë interiorin e makinës. Në fakt, ato e pastrojnë makinën një herë në vit…

Më tej, faqja ueb për të cilën folëm më sipër, vazhdoi vëzhgimin duke parë se sa e pastër është në fakt makina.

Interiori i makinave është një nga vendet më të pista në Tokë, madje mund të jetë më e pistë se ndenjëset e tualetit. Veçanërisht, timoni i makinave është katër herë më i pistë se ndenjëset e tualetit, një e vërtetë e pakëndshme, pasi timoni është pjesë e makinës me të cilën kemi kontakt tërë kohën.

Ajo çfarë është më e hidhur, është lloji i dy baktereve të cilat gjenden më shpesh në timonin e makinës. Bakteria Staphylococcus, e cila shkakton shumë sëmundje si helmimi, infeksionet e lëkurës. Ndërsa tjetra Propionibacterium e cila shkakton inflamacion dhe infeksion.

Sipas studimit, një nga shkaqet kryesore të këtyre baktereve është ngrënia në makinë.