Sipas testimeve, Audi A6 dhe Q8 të 2019-ës janë makinat më të sigurta.

liridona 0

Dy nga modelet më të fundit të Audi, sedani luksoz A6 i ridizajnuar komplet si dhe crossover-i më i shitur i prezantuar së fundmi, Q8, i janë nënshtruar disa testimeve nga IIHS (Insurance Institute for Highway Safety), dhe janë cilësuar si makinat më të sigurta.

Audi A6 2019 merr pikët më të larta për sigurinë, dhe merr çmimin Top Safety Pick +. Ndërsa Audi Q8 2019 merr çmimin Top Safety Pick me lavdërim normal.

Këto vlerësime, ashtu si tek crossover-ët Volvo, vjen nga departamenti i fenerëve.

A6 ka fenerët më të mirë. Dy nga njësitë opsionale të fenerëve të përparmë marrin pikët më të larta me emërimin “Good” (Mirë). Ndërsa fenerët bazë vlerësohen si “Marginal” dhe marrin rezultatin e dytë më të ulët.

Fenerët e përparmë opsionalë të Audi Q8 arritën të marrim vlerësimin e dytë më të lartë “Acceptable” (Pranueshëm). Ndërsa fenerët bazë u vlerësuan “Poor” (Dobët) pasi kanë më tepër se ç’duhet ndriçim, i cili verbon shoferin e makinës përballë.

Por përveç fenerëve, të dyja makinat janë shumë të sigurta. Të dyja marrin vlerësimin “Good” në çdo testim përplasjeje.

Të dyja makinat marrin pikët më të larta për parandalimin e përplasjeve me të gjitha pajisjet standarte.

Përveç kësaj, të dyja morën vlerësimin “Good” për aksesin e ndenjëseve të fëmijëve. Prandaj nëse jeni familjarë, këto makina janë të duhurat për të shëtitur fëmijët e vegjël.