Sistemi automatik i Tesla Model 3 shmang aksidentin e mundshëm

armir 0

Tesla Autopilot dhe Autosteer janë nën shyrtim konstant. Kjo sepse këto sisteme janë larg nga perfeksioni dhe akoma janë duke u përmirsuar. Problemet ndodhin ndonjëherë dhe menjëherë media fokusohet në gabimet dhe çështjet negative më shumë sesa në ato pozitivet dhe kjo gjë nuk është gjë e keqe përderisa shoferët kanë të drejtën të informohen për zgjedhjet e tyre për sa i përket mjetiti të tyre dhe teknologjisë.

Sigurisht, sistemet asistente të drejtimit nuk duhen besuar aq shumë saqë ti marrin vëndin drejtuesit aktual të makinës. Dhe kjo gjë nuk është vetëm për sistemin autopilot të Teslës por për të gjithë sistemet e tjera. Gjithmonë duhet të shqetësoheni dhe të ndiqni udhëzimet kur përdorni teknologjinë.

Meqë ra fjala, kemi shumë raste që sistemi autopilot i Teslës dhe sisteme të tjera të ngjashme kanë qënë të suksesshme në shpëtimin e shoferit nga rreziku i aksidentit, dhe pse nuk kemi dëgjuar shpesh për këtë gjë. Sa shpesh e kemi dëgjuar që rripi i sigurimit shpëton jetë? Rrallë. Kur kjo gjë ndodh nuk është ndonjë gjë e re. Gjithsesi nëse rripi i sigurimit shkakton vdekje apo nuk ka funksionuar si duhet do ti merrte vëmëndjen shtypit.

Në këtë video do të shihni sesi ky sistem i Teslës i është shmangur një aksidenti të mundshëm.

This post is also available in: English