Sistemi i cili mund ta kthejë makinën tuaj nga normale në ”me vetë-drejtim”

armir 0

Ky sistem e kthen makinën tuaj normale në një mjet me vetë-drejtim.
Sistem i quajtur ‘Lanecruise’ krijuar nga X-Matik përbëhet nga 5 pjesë të cilat vendosen në makninën tuaj dhe në këtë mënyrë është më e thjeshtë për tu instaluar apo për tu çmontuar.

E vetmja arsye pse ky sistem është krijuar është që ti kthejë makinat e vjetra në ‘moderne’ duke i shtuar këtë sistem vetë-drejtimi.

Sistemi përfshin:
Kontrollerin e timonit
Njësinë qendrore
Kamerat dhe sistemin GUI
Pedalin e frenave
Pedalin e gazit

Të gjitha këto pjesë janë të afta të kontrollojnë timonin, shpejtësinë dhe të dallojnë mjetet e tjera përpara jush.
Ky sistem ndalon së funksionuari sapo ju vetë e ri-merrni kontrollin e makinës.
Çmimi i këtij sistemi shkon në 2200$.