Skoda është duke planifikuar ndërtimin e një makine që mund të rivalizojë Nissan Juke

Admin 0

Skoda po planifikon ndërtimin e një makine e cila mund të bëhet një nga makinat më të suksesshme të kësaj kompanie. Skoda pritet që ta prezantojë këtë furiostradë të vogël brenda 12 muajve. Fuoristrada do të ketë platformën e Volkswagen MQB A0 dhe do të jetë makina më e madhe  me këtë platformë, duke pasur më shumë hapësirë brenda makinës se një Volkswagen T-Roc.

Gjithashtu makina bazë do të ketë një motorr Volkswagen nafte me 3 cilindra, por një opsion tjetër do të jetë edhe motorri me 4 cilindra 1,5 litërsh benzene dhe 1,6 litërsh naftë. Gjithashtu kjo makinë do ketë dy versione një me marsh manual dhe një me marsh automatik. Kjo makinë mendohet të prezantohet vitin tjetër me shumë mundësi pas prezantimit të Skoda Rapid.

This post is also available in: English