Skoda Superb e 2019-ës kapet nga kamerat spiune.

liridona 0

Me Volkswagen Passat i cili ka pësuar ndryshime në pamje dhe performancë, nuk është e habitshme që të njëjtën rrugë do të ndjekë edhe marka çeke.

E parë në dy stilet, Skoda Superb 2019 është fotografuar me shumë pak kamuflazh. Kjo nënkupton se shumë shpejt kjo makinë do të debutojë.

Stili hatchback është i varietetit Sportline me dy tuba shkarkimi në pjesën e pasme. Ju mund të thoni që makina është e njëjtë me Superb aktuale, por ka disa ndryshime të vogla në pamjen e jashtme.

Brenda, nuk presim ndryshime madhore duke konsideruar faktin që modeli më i shitur i Skoda ka marrë sistemin e informacionit të përditësuar dhe teknologjinë e ndihmësit të drejtimit nga modeli Passat.

Në termat e motorit, është një fakt i ditur që Superb do të jetë modeli i parë i elektrifikuar i Skodës. Makina adopton transmetimin plug-in hibrid.

Passat GTE është përditësuar së fundmi dhe mund të përshkojë deri në 55 km me ciklin WLTP me karikim elektrik. Rrjedhimisht pritet që ekuivalenti Superb të mbulojë të njëjtën distancë në gjendjen me zero emetime.

Modeli nga Wolfsburg merr motorin 2.0 litërsh TDI Evo me 150 kuaj fuqi dhe 10g/km emetime më pak se më përpara.

Makina do të debutojë në Shfaqjen e Motorave në Gjenevë, ku Skoda do të sjellë edhe crossoverin subcompakt Kamiq.