Skoda zbulon konceptin e crossover-it elektrik Vision iV.

liridona 0

Duke ndjekur hapat e VW Group, Skoda vazhdon të ketë synimin për të prodhuar makina me zero-emetime.

Nga viti 2025, Skoda planifikon të ketë një total prej 10 modelesh të elektrifikuara në linjën e saj. Këtu përfshihen gjashtë makina plotësisht elektrike.

Për të sinjalizuar agjendën eco-friendly të markës, Skoda do të prezantojë konceptin e ri të Vicion iV muajin e ardhshëm.

Imazhet prezantuese tregojnë një crossover me rrota të mëdha. Pasqyrat anësore janë zëvendësuar me kamera, dhe nuk ka shenja të dorezave të rregullta të dyerve.Makina duket si një evolucion i modelit Vision E të prezantuar në 2017-ën. Vision iV vesh dizajnin e Skoda me linja të mprehta, ndërkohë që makina mban ende grilën e përparme pavarësisht konceptit pa motor me djegie të brendshme.

Specifikimet teknike të makinës nuk janë bërë ende. Por nëse makina ndjek konceptin e Vision E të 20170-ës, të kemi parasysh që makina kishte kombinimin e motorëve elektrikë me një prodhim të kombinuar prej 306 kuaj fuqi, 500 km rang elektrik dhe shpejtësi maksimale 180 km/h.