Skuteri i parë elektrik i Vespas do të shitet në Europë gjatë muajit tetor

armir 0

Vespa ka kohë që planifikon të nxjerrë në shitje skuterin e tyre elektrik dhe tani do e keni pak më të qartë se kur ky model mund të dalë në shitje apo të bëhet i juaji. Prodhimi do fillojë muajin tjetër dhe Vespa do të hapë shitjet online për europianët në muajin Tetor. Për SHBA-në dhe Azinë shitjet do fillojnë në fillim të vitit 2019.

Elettrica ka një performancë rreth 100 km me më shumë sesa një skuter standart 50cc. Bateria karikohet për rreth 4 orë ndërsa për shpejtësinë maksimale të këtij motorri nuk ka asnjë lajm edhe pse Eco Driving Mode e limiton shpejtësinë në 30 km/orë për të ruajtur baterinë. Elettrica është e heshtur dhe ka disa karakteristika AI që përfshin sigurinë për këmbësorët afër dhe zbulimin e mjeteve të tjera por edhe ka sistemin e szgjerimit të rrugëve alternative kur trafku është i rënduar.

This post is also available in: English