Solo, jahti superluksoz që ju çon nga Shqipëria në Brazil pa asnjë ndalesë

Mariglen 0

Tankoa Yachts ka nxjerrë fotot e para të superjahtit prej 72 metrash Solo. Jahti do të prezantohet zyrtarisht në 1 gusht dhe do të marrë pjesë në Monaco Yacht Show në shtator.Pamja e brendshme dhe e jashtme është dizenjuar nga Francesco Paszkowski nga ana e arkitekturës është dizenjuar nga Studio Ruggiero.

Shpejtësia maksimale e superjahtit Solo është 17,5 nyje. Serbatori mund të mbajë deri në 162,000 litra karburant dhe me shpejtësinë prej 12.5 nyjesh mund të përshkojë 6000 milje detare ose e thënë thjeshtë 11.112 km. Kjo do të thotë që mund të shkojë nga Durrësi deri në Rio de Janeiro pa bër asnjë ndalesë.

Jahti mund të akomodojë deri në 12 persona në 6 kabina. Jahti gjithashtu ka një suite VIP, një pishinë, një plazh të vogël, bar, jacuzzi dhe një hammam.

This post is also available in: English